Hetuesi policor që hetoi Zëvendësministrin e AAK-së bëhet avokat

Halit Shaljani, i cili një kohë hetoi rastin e rastin e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal nga radhët e AAK-së, Musa Cena, ka lënë punën në polici për tu bërë avokat.

Ndërrimin e profesionit e ka bërë të ditur vetë Shaljani me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Ju njoftoj se pas një kontributi 18 vjeçar në Policinë e Kosovës, kam paraqitur dorëheqjen me qëllim që karrierën time të e vazhdoj në Avokatinë e Kosovës. Kështu që nga 30 Janar 2020 do filloj punën si Avokat. I falënderoj të gjithë kolegët në Policinë e Kosovës duke ju dëshiruar shëndet e suksese në jetë. Jam krenar që i kam shërbyer popullit të Kosovës përmes institucionit më të besueshëm”, ka shkruar Shaljani.

Shaljani ishte hetues policor dhe hetoi rastin e zëvendësministrit Cena, i cili ishte i dyshuar për ryshfet që nga tetori i 2018-ës ndërsa u dënua një vit më pas.

Shaljani ishte degraduar nga pozita e tij si hetues policor dhe u bë Mbikëqyrës i Sektorit Policor në Stacionin Policor të Jugut në Prishtinë.

Transferimi i hetuesit H. SH në Stacionin  Policor të Jugut, sipas Policisë së Kosovës, ishte bërë bazuar në Udhëzimin Administrativ mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës, për shkak të nevojave të shërbimit.

I njëjti gjatë kohës si polic kishte hetuar edhe shumë raste të tjera sensitive në krime ekonomike dhe kufitare.

Degradohet polici që hetoi aferën e korrupsionit të zëvendësministrit të Haradinajt

Dënohet ish-Zëvendës Ministri i shkarkuar i Qeverisë Haradinaj