Hetuesi i Antidrogës arrestohet në kufi me Serbinë

Milan Djukiç, nga Zubin Potoku, pjestar i Policisë së Kosovës është ndaluar para pak orëve nga Policia e Serbisë.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se Djukië është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut nga Policia e Serbisë.

I njëjti siç merr vesh KALLXO.com është liruar më vonë.

Burimet bëjnë të ditur se ditë më parë, zyrtarit policor Milan Djukiëçi janë ndaluar djali dhe gruaja e djalit të tij, të cilët janë pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

KALLXO.com po provon të marr një përgjigje zytare nga Ministria përkatëse në lidhje me ndalimin e zyrtarit policor.