Ilustrim

Hetohet vdekja e një gruaje, e cila kishte rënë nga një objekt

Vdekja e një gruaje, e cila dyshohet se kishte rënë në tokë nga një objekt është duke u hetuar nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 8:37.

Pas rënies, viktima është dërguar në QKUK, ku më pas kishte vdekur.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në raportin e policisë.