Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Hetohet vdekja e një burri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar vdekjen e një burri në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dje, përderisa viktima ishte me vëllain dhe shokun e tij.

Sipas policisë, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.