Hetimet për kërcënimin ndaj Kryeministrit Kurti ende pa rezultat

Janë bërë një javë që kur Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se është kërcënuar nga një grup që veten e quan “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Kërcënimin Kurti e kishte publikuar në rrjetin social Facebook.

Deri më sot ani pse kanë kaluar disa ditë, nuk është identifikuar asnjë person në lidhje me këtë rast.

Burime të KALLXO.com brenda policisë thonë se po presin sqarime nga ana e rrjetit social Facebook pasi që kërcënimi i është dërguar Kurtit nga ky rrjet social.

Gjithashtu të njëjtat burime theksojnë se deri më sot nuk është identifikuar e as intervistuar asnjë person në lidhje me këtë kërcënim.

KALLXO.com kishte raportuar se kërcënimi i Kurtit ishte pranuar nga policia dhe të njëjtit kishin filluar që të merreshin me të njëjtën çështje.

Disa ditë më parë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një konference për media ka folur për kërcënimin që e kishte marrë nga një organizatë.

Kurti deklaroi se ai nuk frikësohet, por thotë se kërcënuesit nuk e kanë pasur me të, por me Gjykatën Kushtetuese.

“Unë nuk frikësohem, siç e dini ju të gjithë. Jam në punë përditë. Prej këtu do të shkoj në Llap. Për gjendjen e sigurisë sime, nuk e vlerësoj unë, janë organet kompetente, janë siguria dhe mbrojtja e kryeministrit që e bën një gjë të tillë”, u shpreh Kurti

Albin Kurti: Jam kërcënuar nga “Garda Vullnetare Shqiptare”

Drejtori i Policisë flet për kërcënimin ndaj Kurtit nga ‘Garda Vullnetare Shqiptare’