Hetemi i quan të pa vërteta raportimet se KFOR-i ka urdhëruar të largohet nga objekti i komunës

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka reaguar pas raportimeve të mediave se KFOR-i ka urdhëruar largimin e tij nga komuna dhe se në të kundërtën do ta nxirrnin me forcë.

Hetemi ka konfirmuar se një lajm i tillë është i pavërtetë.

“Lajmi i publikuar në portalin ‘Paparaci’ se mua më ka urdhëruar KFOR-i të largohem nga Komuna apo të më nxjerrin me forcë është totalisht i pavërtetë. Ftoj publikun e gjerë të Republikës që të informohen vetëm nga lajmet e konfirmuara e zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme”- ka shkruar Hetemi në Facebook.

KALLXO.com ka kontaktuar KFOR-in në lidhje me këtë raportim, mirpëpo deri në publikimin e këtij lajmi, nuk janë përgjigjur.

Mediumi “Paparaci” pak më parë ka raportuar se “KFOR-i ka urdhëruar kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi të lëshojë objektin e Komunës në të kundërt do të nxirret nga aty me forcë”.

Paparaci ka pretenduar se KFOR-i i ka thënë Hetemit që në rast se refuzon ta lëshojë objektin e Komunës do të largohet me forcë që aty.

 

Sot janë bërë dy javë prej kur nisën protesta nga serbët lokal në tre komunat në veri të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të cilët po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të komunave në zyrat e tyre të punës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit u mbajtën më 23 prill dhe ato u bojkotuan nga partia më e madhe e komunitetit serb në Kosovë, Lista Serbe. Pjesëmarrja në to, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte vetëm 3.47% dhe procesi zgjedhor shkoi pa ndonjë incident të madh.

Situata e sigurisë arriti kulimin e tensionimit të hënën më 29 maj kur protestuesit u përplasen me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Rreth 30 paqeruajtës u lënduan, ndërsa tre u plagosën nga arma e zjarrit, konfirmoi zyra për medie e këtij misioni.

Thirrjet në vesh të shurdhër