Heshtje nga KPK ndaj kërkesave të KALLXO.com lidhur me rastin e prokurorit Agron Uka
Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka kthyer përgjigje se cilat janë zhvillimet për procedurën disiplinore ndaj prokurorit Agron Uka, lidhur me rastin e të akuzuarit Shaban Gogaj.
Në dy kërkesat që janë dërguar nga KALLXO.com për këtë çështje, nuk është pranuar asnjë përgjigje.
Prokurori Agron Uka në seancën e fundit ndaj Gogajt kishte ndërruar kualifikimin nga vrasje e rëndë në vrasje pa paramendim.
Ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore kur kishte ndodhur ngjarja që bëri bujë të madhe, marsin i vitit 2021.
Veprimi i prokurorit ngjalli reagime te familjarët e viktimës.
Isuf Tetaj, babai i tani të ndjerit Agonis Tetaj, përmes një emaili alarmoi opinionin publik lidhur me dyshimet e tij se prokurori i cili përfaqëson akuzën në rastin e vrasjes së djalit të tij, Agonis Tetaj – prokurori Agron Uka kishte bërë ricilësimin e veprës penale nga “vrasja e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.
Letra e Isuf Tetajt ishte drejtuar për mediat, shoqërinë civile, ambasadat e huaja në vend dhe bashkangjitur kishte edhe videon e momentit të vrasjes së djalit të tij.
Prokurori i këtij rasti Agron Uka si dhe Besnik Berisha avokati mbrojtës i të akuzuarit në këtë rast, Shaban Gogajt u përfshinë në një situatë kontraverse, pasi u dëshmua me fotografi që të dy ishin takuar në një restorant në Gjilan.
Kjo shkaktoi reagime të mëdha, sidomos nga familja e të ndjerit, Agonis Tetaj.
Pas më shumë se 1 viti KPK mbetet pa përgjigje për rastin nga prokurorit Agron Uka.
Sipas aktakuzës se prokurorisë, më 23 shtator të vitit 2021, në kompaninë “Gogaj AG”, Shaban Gogaj mori një telefonatë nga një person tjetër, e cila në aktakuzë është cilësuar si dëshmitare, nga e cila bisedë më pas shihet se është acaruar.
Tutje, aktakuza sqaron se i ndjeri Agonis Tetaj ishte larguar menjëherë në drejtim të stogjeve përballë tij për gati 5 metra, ndërsa bashkë me të u larguan edhe dy dëshmitarët e rastit A. H. dhe F. Z.
Sipas dosjes së prokurorisë, me të përfunduar bisedën, Shaban Gogaj, nga karrigia e anës së majtë të banakut kaloi në karrigen tjetër e cila gjendej në mes të banakut dhe nga sirtari nxorri revolen e tij të tipit “Beretta”, e vendosi karikatorin dhe e mori në shenjë të ndjerin Agonis Tetaj në kokë, duke e vrarë.
Viktima ishte punëtor në lokalin e të akuzuarit.
Të gjitha raportimet e KALLXO lidhur më këtë rast mund ti lexoni në këtë LINK.