Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Heqja e tarifës 100%, mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot gjatë ditës për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të opozitës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të mbahet në ora 14:00, për të vendosur lidhur me kërkesën e deputetëve të opozitës, pasi që AAK ka mbledhur 41 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

Albin Kurti: Nga data 15 mars hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se njoftimi nga kryeministri Albin Kurti për heqjen e shkallëzuar të tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake nuk është i mjaftueshëm për administratën amerikane.

Në një postim në Twitter, Grenell ka thënë se nuk e mbështesin gjysmë-masën e kryeministrit Kurti.

“Nuk e mbështesim gjysmë-masën e Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është mjaft i qartë: tarifa duhet të hiqet tërësisht. Z. Kurti po bën një gabim të rëndë- dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Richard Grenell.

Grenell: Nuk e mbështesim gjysmë-masën e Kurtit, tarifa duhet të hiqet krejtësisht

.