Hendbollistet vushtrriase fituese të Kupës të Republikës së Kosovës

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka pritur gjatë ditës së sotme vajzat e Klubit të hendbollit KHF “Vushtrria”, që dje fituan Kupën e Republikës së Kosovës në edicionin 2019/2020.

Në takimin e tyre, përvec përkrahjes së deritanishme, Tahiri ka premtuar para hendbollisteve se do ta përkrah klubin edhe në garat ndërkombëtare.

“Mënyra më e mirë me fillu javën, me hendbollistet e KHF Vushtrria, fituese të Kupës së Republikës së Kosovës 2019/2020! Në emrin tim dhe të qytetit të Vushtrrisë, falënderova Kryetarin e Klubit z. Fadil Maxhuni, trajnerin Arben Parduzi, kapitenen Shqipe Tahiri dhe të gjitha hendbollistet që po na bëjnë krenar me sukseset e tyre”, ka deklaruar kryetari Tahiri.

Në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë thuhet se komuna e ka përkrahur klubin me 7 mijë euro  nga subvencionet, ndërsa do të ndajë edhe shpërblim të veçantë edhe për titullin e fituar.

“Po ashtu, i sigurova drejtuesit e klubit dhe henbollistet që Komuna do ti përkrah edhe në garat ndërkombëtare”, është shprehur Tahiri në pritjen që u ka bërë hendbollisteve vushtrriase fituese të Kupës së Kosovës.