Helmohen pesë nxënës të një shkolle në Prishtinë

Pesë nxënës të një shkolle fillore në Prishtinë janë dërguar në QKUK.

Sipas dyshimeve të para, nxënësit e njërës nga shkollat fillore në Prishtinë janë helmuar nga ushqimi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore janë duke u mjekuar në Klinikën Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi”, ka thënë Fazliu.

Ai ka bërë të ditur se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetë.