Uji

Helmimi në Deçan: Roja e pyllit dyshohet se ndali kamerat e sigurisë

Roja e pyllit, i cili është arrestuar mbrëmë në lidhje me helmimin e qytetarëve në Deçan, dyshohet se ka ndalur kamerat.

Sipas policisë, kamerat janë ndalur së funksionuari që nga 17 maji dhe nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar apo arsye se pse këto kamera janë ndalur.

Siç ka njoftuar mbrëmë prokuroria, i arrestuar është zyrtar i Agjencisë Kosovare të Pyjeve dhe arrestimi i tij lidhet me helmimin e qytetarëve.

Rreth 1,500 persona dyshohet se janë helmuar nga dita e shtune e javës së kaluar nga uji i pijes në komunën e Deçanit, që furnizohet nga ndërmarrja “Hidrodrini”.

Zyrtarisht institucionet e Kosovës ende nuk e kanë gjetur shkaktarin, ndërsa IKSHPK-ja ka thënë se në ujin që furnizohet Deçani ka gjetur disa baktere.

Personi i arrestuar dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Helmimet në Deçan, arrestohet një person