Helmimet në Deçan, 120 pacientë kanë marrë infuzion deri më tani

Mijëra qytetarë në Komunën e Deçanit po marrin trajtim mjekësorë të cilët dyshohet se janë helmuar.

KALLXO.com është duke qëndruar aty për të parë për së afërmi situatën e krijuar atje, dhe nga informacionet e siguruara kuptojmë se 120 pacientë kanë marrë infuzion gjatë ditës së sotme.

Aktualisht në dhomën e infuzioneve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan janë duke marrë infuzion katër fëmijë.

Kokëdhimbja, marramendja, barqitja e të vjellurat janë simptomat të cilat i kanë rreth 1500 qytetarë të Deçanit.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në orën 16:00 pritet të mbajë konferencë për media.

Fillimisht dyshohej se qytetarët e Deçanit janë helmuar nga uji i ujësjellsit “Hidrodrini” në këtë komunë por analizat e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dolën negative.

Kujtojmë se të dilën në QKMF në Deçan kanë kërkuar ndihmë  164 qytetarë të cilët dyshohej se janë helmuar nga uji.

Kryetari i kësaj komune e ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Shkon në 1500 numri i pacientëve të helmuar në Deçan