Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Heldt uron Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt me anë të dy postimeve në Twitter ka uruar Qeverinë e re, dhe kryeparlamentaren e re.

Për formimin e Qeverisë shkroi se është një gjë që të gjithë e kemi pritur gjatë, dhe se Gjermania do të jetë afër për ta mbështetur në mbërritjen e caqeve të përbashkëta.

“Të gjithë kemi pritur shumë për këtë moment, qeveria e re e Kosovës është këtu. Urime për vendin dhe njerëzit pasi zgjati kaq shumë. Gjermania  do të jetë atje për të mbështetur qëllimet e përbashkëta. Kryeministrit të ri Albin Kurti dhe kabinetit të tij, shumë forcë dhe kurajo”, ka shkruar Held

Për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, Heldt uroi Vjosa Osmanin duke i thënë që tani ka një përgjegjësi shumë të madhe.

Urime kryeparlamentares së parë grua të Kuvendit të Kosovës,. Ju merrni një përgjegjësi të madhe, pasi në çdo demokraci parlamentare Kuvendi është institucioni më i lartë politik që shpreh vullnetin e popullit. Paç fat”, ka shkruar Held në twitter.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i ri i Republikës së Kosovës. Ai është zgjedhur kryeministër në seancën e sotme të Kuvendit me 66 vota për, 10 abstenime.

Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme të thirrur pikërisht për këtë çështje me 68 deputet në sallë ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë  abstenim.