Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Heldt për raportin e UNDP: Statistikat flasin

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka shpërndarë raportin e UNDP-së për kënaqshmërinë e qytetarëve për punën e institucioneve të vendit, ku ky raport ka gjetur se kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me punën e qeverisë ka shënuar rritje nga matja e njëjtë në vitin e kaluar.

Sipas Heldt, ky raport duhet të lexohet veçanërisht në situatën aktuale.

“Absolut duhet të lexohet, veçanërisht në situatën aktuale. Nivelet e besimit në institucionet përkatëse, ndjenja ndaj korrupsionit, rekrutimi i bazuar në merita në sektorin publik, etj flasin vetë. Statistikat flasin”, ka shkruar ai.

Në raportin e UNDP-së të publikuar sot po ashtu është thënë se niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve të Kosovës për punën e kryeministrit këtë vit është rritur për 44.7 përqind në dallim me nëntorin e vitit 2019, ku kryeministër në detyrë ishte Ramush Haradinaj.

“Anketa e Pulsit Publik 18”, është bërë përmes intervistave telefonike, me 1.306 qytetarë të Kosovës.

Tutje është thënë se anketa ofron një përmbledhje të perceptimeve të kosovarëve në lidhje me proceset demokratike, kushtet socio-ekonomike, sigurinë, mjedisin, dhe pandeminë COVID-19.

Pulsi Publik financohet nga populli amerikan përmes USAID.

Anketa e UNDP-së – Qytetarët më të kënaqur me punën e Kryeministrit këtë vit

 

Anketa e UNDP-Qytetarët më të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit se të Veselit

.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!