FOTO: FACEBOOK

Hekuran Murati tregon arsyen e aderimit në VV

Eksperti i ekonomisë, Hekuran Murati, nga sot zyrtarisht është pjesë e lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në një publikim në Facebook arsyen se pse ka aderuar në këtë parti politike.

Murati ka shkruar se “për me pasë zhvillim ekonomik, së pari duhet me i shti hajnat në burg”.

“Në Vetëvendosje! Sepse për me pasë zhvillim ekonomik, së pari duhet me i shti hajnat në burg”, ka shkruar Murati.

Kurti për Muratin ka thënë se Murati është shumë i ditur dhe “këtë e dëshmon edhe aktivizmi i tij ndaj tri çështjeve të mëdha: Marrëveshja e dëmshme me Contour Global, skadimi i kontratës korruptive mes Telekomit dhe Z-Mobile, si dhe monopolin zhvatës në homologimin e veturave”, ka shkruar Kurti.