Hekuran Murati: Rishikimi i buxhetit dhe rimëkëmbjes ekonomike është çështje ditësh

Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Hekuran Murati, së seancën e stome parlamentare, tha se është çështje ditësh kur  do të paraqiten me rishikim të buxhetit dhe të rimëkëmbjes ekonomike në vend.

Ai tha se zhvillimi ekonomik i përket të gjitha partive politike.

“Sa i përket rishikimit të buxhetit dhe rimëkëmbjes ekonomike është çështje ditësh. Keni besim keni edhe pak durim dhe do të prezantojmë edhe rishikimin e buxhetit edhe rimëkëmbjen ekonomike. Krijimi i vendeve të reja të punës nuk është i vetëm një partie politike duhet të sigurojmë një të ardhme me një mirëqenien për të gjithë qytetarët e këtij vendi”, potencoi Ministri.

Sot në këtë seancë është diskutuar për situatën ekonomike në vend si pasojë e pandemisë COVID-19.

Votimi i rezolutës është shtyrë për një seancë tjetër. Poashtu mungesa e kuorumit ka bërë që pika e pestë e rendit të ditës: “Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare”, të shtyhet për një ditë tjetër.

Në sallë ishin të pranishëm 76 deputet ndërsa për të plotësuar kuorumin duhet të jenë 80 deputetë.