Hekuran Murati paraqet projektligjin për buxhetin e vitit 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës, projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2022.

Murati tha Kosova gjatë vitit 2021 pritet të ketë rritje ekonimike deri në 10%, ndërsa shtoi se janë rikuperuar humbjet nga pandemia COVID-19.

“Sa i përket vitit që po lëmë pas ne si Qeveri kemi përcjellë treguesit për janar-shtator, sipas të dhënave të fundit bruto produkti vendor ka shënuar rritje mestare prej 10.5% . Megjithatë rritja ekonomike, deri më tani ekonomia ka rikuperuar humbjet nga pandemia Covid-19. Rreth 10% në terma reale dhe 12% në terma nominal do të jetë rritja ekonomike. Të hyrat buxhetore kanë treguar përformancë të kënaqshme”, tha ai.

Murati theksoi se shpenzimet e lejuara për vitin 2022 pritet të jenë rreth 2 miliardë e 800 mijë euro, apo rreth 8.7% më shumë se buxheti i këtij viti.

“Sa i përket projektligjit të buxhetit si shpenzime kemi parashikuar 2 miliardë e 800 mijë euro, ndërsa të hyrt 2 miliardë e 300 mijë euro. Presim që të kemi një buxhet të balancuar që nga pavarësimi i vendit. Kemi rritje gati tek të gjitha organizatat buxhetore. Borxhi publik është vënë nën kontroll. Si shifër e përgjithshme e shpenzimeve buxhetore parashihet të kemi 8.7 për qind më lartë sesa buxheti i rishikuar i këtij viti. Të të hyrat kemi parapa 15 për qind më lartë sesa buxheti i rishikuar i këtij viti”, tha ai.