Protesta e veteranëve, Foto: KALLXO.com

Hekuran Murati: Paga e veteranit është shkëputur nga Ligji i Pagave në vitin 2017

Ministi i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë e veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë diskriminuar në vitin 2017 kur ka hyrë në fuqi Ligji i Pagave dhe jo tash në projektligjin e ri për rritjen e pagës minimale.

Sipas Muratit, në kohën kur ka hyrë në fuqi Ligji i Pagave është bërë fshirja e nenit 18, i cili u ka mundësuar veteranëve përfshirjen në rritjen e pagës minimale tash.

“Mos të harrojmë, neni 18 që e lidh pagën minimale me pensionin e veteranëve është fshirë në vitin 2017. Fshihet neni 18 dhe kësisoj bëhet shkëputja e pagës së veteranit. Duhet të bëhet një pastrim i listave, fillimisht për shkak të historisë sonë për t’i trajtuar drejtë ata që njëmend kanë luftuar, duhet të bëhet diferencimi”, ka thënë Murati në Komisionin për Shëndetësi.

Veteranët kanë protestuar me kërkesën që të përfshihen në projekligjin e pagave.

Policia sqarohet për gazin lotsjellës në protestën e veteranëve

Në mungesë të kuorumit dështon përsëri miratimi i pagës minimale