Hekuran Murati: Me ardhjen e mërgatës presim që të kemi performancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit

Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se këtë vit pritet që performanca ekonomike në Kosovë të jetë më e mira në dy dekadat e fundit.

“Presim që këtë vit, pra kjo është edhe pritja e bizneseve. Hapjet e vendeve të punës, rikthimi në vende të punës, por edhe e ardhjessë mërgatës presim që këtë vit të kemi performancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit”, tha ministri.

Ai po ashtu ka potencuar se në kohën kur e kanë marrë qeverisjen numri i rasteve pozitive ka qenë i lartë ndërsa me vendimet e qeverisë Kurti numri i rasteve është ulur shumë në krahasim në kohën kur ka qeverisur LDK.

“Sa i përket rimëkëmbjes dhe rishikimit të buxhetit edhe ligjeve tjera pra duhet të qartësohet se buxheti është njëra prej kompetencave që i është referu Qeverisë. Ka qenë e pamundur të bëhet edhe pakoja e rimëkëmbjes ekonomike pa e ditur fakturën e re fiskale, është dashur të i monitorojmë të hyrat që ta dimë se çfarë të hyra fiskale mund të përdorim për të krijuar këtë pako emergjente. Shumë shpejtë bashkë me rishikimin e buxhetit do të kemi të dyja dhe mund t’i diskutojmë në këtë Kuvend”, tregoi ai.

“Qytetarët çdo natë mund të flenë rehat sepse e dinë që të nesërmen nuk mund të ketë skandal filan ministri çfarë vendimi çfarë monopoli kujt i dha dhe sa miliona kujt ia fali”, tha Murati.