Hekuran Murati e Bedri Hamza maten për dije në financa

Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, e ka kontestuar dijen e ish-anëtarit të shoqërisë civile, Hekuran Murati, lidhur me shpenzimet e financave.

“Shihet se hala je mbet në nivel të çështjeve teknike”, i tha Hamza – Muratit, teksa ky i fundit po fliste për menaxhimin e financave publike nga qeveritë e kaluara.

Përplasja ndodhi në kuadër të debatit parazgjedhor #ZgjidhjeparaZgjedhjeve.