Haziri: Vjosa Osmani është 'figura frontale'

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka marrë pozitë të re brenda partisë. Këtë e ka thënë gjatë konferencës për media i pari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Z. Haziri do të ketë rol kyç në politikat e LDK-së dhe organizimin e fushatës. Ia kam deleguar të gjitha kapacitetet e mija. Që të bashkëpunojnë bashke me zonjën Vjosa Osmani”, tha ai teksa shtoi se Haziri do të jetë edhe nënkryetar i LDK-së.

Ndërsa, Lutfi Haziri tha se me kandidaten për kryeministre do të punojnë për t’i fituar zgjedhjet.

“Falënderoj kryetarin për besimin për delegimin që politikat zgjedhore dhe përfaqësimin e LDK-së në politika zgjedhore në këtë proces shumë të rëndë politik po ma beson mua. Tash me kandidaten e nominuar, që do të jetë kryeministre pa asnjë dyshim aty, ju garantojmë ne të gjithë qytetarëve të Kosovës, që nga kjo minutë deri më 6 tetor do të punojmë që me festu bashkë dhe do ta rikthejmë LDK-në si forca e parë politike”, tha Haziri para gazetarëve.

“Figura frontale që ka me bindë çdo qytetar të Kosovës tashmë është Vjosa Osmani. Faleminderit edhe një herë kryetar për besimin”, tha në fund ai.

VIDEO – Fjalët e para të Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre

 

www.kallxo.com