Jeta ne Komune - Lutfi Haziri - Komuna Gjilan - Foto Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Haziri: Situata me COVID-19 në Gjilan është alarmante

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se situata me COVID-19 në këtë komunë është alarmante.

“Dita 265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante. Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit”, ka shkruar ai në Facebook.

Haziri ka shtuar se vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara.

“Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtë dhe familjarët”, ka bërë thirrje i pari i Gjilanit.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan nga COVID-19, është se nga 6573 të testuar, 2562 kanë rezultuar pozitivë, 2115 janë shëruar, 73 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, 374 raste aktive, 65 në hospitalizim dhe 143 mostra në pritje.

Gjilani bën pjesë në zonën e kuqe për nga rreziku nga pandemia.