Haziri: Presim që nga nesër të kemi vetëm një të infektuar në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka mbajtur një konferencë për media ku ka njoftuar se presin që nga nesër në Gjilan të jetë vetëm një i infektuar.

Haziri ka njoftuar se fshati Zhegër nga sot ka filluar procesin e daljes nga izolimi.

“Ne sot presim testet e fundit për shumicën e anëtarëve të familjes Shaqiri dhe Ismajli në Vrapçiq dhe mandej do të vendosim bashkërisht për masat e reja në fshat. Ne presim të konfirmojmë sot që Gjilani të shkoj në lakore me vetëm një person të infektuar”, tha Haziri në konferencë për media.

Haziri ka deklaruar se së shpejti do të marrin masa si Komunë për kufizimet në kohë të pandemisë.

Haziri ka njoftuar se të dielave në Gjilan do të punojnë vetëm furrat e bukës.

“Mos blej dhe mos shërbe pa mjete mbrojtëse. Nuk tolerohet marrja e mallit dhe dhënia e mallit pa maska dhe pa dorëza në asnjë vend të Gjilanit. Çdo shkelje do të rezultojë me mbyllje. E diela do të jetë lock-ut, nuk do të ketë operator që punon përmes furrave të bukës”, është shprehur Haziri.

Haziri u ka bërë apel qytetarëve të Gjilanit që në rast se ballafaqohen me refugjatë nga Siria apo Iraku, të tregohen human me ta dhe të njoftojnë Policinë e Kosovës.

“I kemi 7 raste të refugjatëve që i kemi në rastet e Gjilanit, e që kujdesemi me ta sipas Ligjit. Nëse keni raste, ku vijnë refugjatët nga vendet e luftës, nga Siria e Iraku, mos u frikoni, bëhuni human. Ftoni policinë dhe neve si Komunë dhe rastet trajtohen sipas ligjit. Ju lus që t’i trajtoni në mënyrë humane”, është shprehu ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë ka njoftuar se ka vdekur një 72 vjeçar nga fshati Vrapçiq i cili ka qenë i infektuar me COVID-19.