Spitali i Gjilanit Foto: Komuna e Gjilanit

Haziri: Jemi duke pritur rezultatet e 62 mostrave

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se janë duke pritur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës rezultatet e 62 mostrave të datës 27, 28 dhe 29 korrikut.

Poashtu, Haziri ka njoftuar për vdekjen e një qytetari nga Livoqi i Epërm i Gjilanit.

“Sonte edhe një qytetar i dashur i Gjilanit e humb betejen me #COVID19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurteshi nga Livoqi i Epërm. Gjendja sonte pasqyrohet me 2 të infektuar më shumë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Në Gjilan deri më tani janë infektuar 449 persona, janë shëruar 286, ndërsa 148 raste janë aktive.

Në Gjilan deri më tani kanë vdekur 16 persona të prekur nga COVID-19.