Spitali i Gjilanit Foto: Komuna e Gjilanit

Haziri: I infektuari nga Gjilani ka punuar në Prishtinë, nuk ka kontakte me qytetarët e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se rasti i ri në Gjilan me COVID-19, është një qytetar që është infektuar në Prishtinë, në vendin e tij të punës.

Sipas Hazirit, i njëjti ka kërkuar që të transferohet në Gjilan, dhe Komuna ia ka mundësuar.

“Personi, në fakt, është infektuar në Prishtinë, në vendin e tij të punës dhe ka kërkuar që të transferohet në Gjilan, gjë që ia kemi mundësuar. Asnjë kontakt nuk ka pasur me Gjilanin dhe po monitorohet nga shtabi për emergjencat civile dhe institucionet shëndetësore”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Sipas Hazirit, situata në Gjilan është nën kontroll.

6 raste të reja me COVID-19

.