Haziri apel deputetëve të Gjilanit nga të gjitha partitë politike në lidhje me impiantin për ujëra të zeza

Kryetari i Komunës së Gjilanit përmes një postimi në Facebook u ka bërë apel deputetëve të të gjitha partive politike që vijnë nga rajoni i Gjilanit që ta votojnë ratifikimin e ligjit për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin.

“Janë katër vite punë në studimin e fizibilitetit, projektit detaj, takimeve me qytetarë për shpronësime, vendimi i Kuvendit te Komunës e takime me donatorë e Qeveri. BERZH, Banka për Investime Europiane dhe Komisioni Europian, më në fund na dëgjuan fal edhe Qeverisë së Republikës”, ka shrkuar Haziri në Facebook.

“Koha me e dëshmu me votë nesër, në Kuvendin e Republikës”, ka shkruar tutje Haziri.

Sipas tij, jo të gjitha vendimet janë partiake. Sipas tij, votimi i nesër është mbi interesat partiake.

“Jo të gjitha vendimet janë partiake. Ky është njëri nga ato vendime që duhet të dalim mbi interesat e ngushta partiake e në interes të qytetarëve. Ju lutem, mbylleni me nder, përmes votimit, neser. Do të jemi falënderues përjetë”, ka shkruar Haziri.

Ai ka deklaruar se ata deputetë që do të votojnë kundër: “Do t’i kujtojmë si shpirtngushtë e shuplaken e tyre për qytetarët e Gjilanit nuk e harrojmë”.