Haxhiu tregon emrat e anëtarëve të propozuar për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Kuvendin e Kosovës tregoi anëtarët që janë propozuar për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Anëtarët janë: Albert Zogaj, Drita Rexhaj Valbona Dishaj Haxhosaj, Afrim Shala, Zenel Leku, Edijesa Zahiri, Halide Reka, Bajram Miftari, Hajriz Hoti dhe Nenad Lazic.

Haxhiu tregoi se pse ka zgjatur ky proces është pasi që kanë dërguar interpretime në Agjencinë Kundër Korrupsion për dy anëtarë.

“Këto janë propozimet tona për shkak që shumë kandidatë po presin ju ftoj që ta mbështesni këtë”, tha ajo.

 

Qeveria e Kosovës më 21 prill kishte emëruar këta anëtarë.

Në seancën e sotme të Kuvendit po bëhet shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Emërohen anëtarët e komisionit për provimin e Jurisprudencës