Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haxhiu: Sapo formalizuam grupin punues për Vetting në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sapo e kanë formalizuar grupin punues për Vetting në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu ka deklaruar se formimi i këtij grupi është shumë i rëndësishëm për shtetin e së drejtës.

“Në këtë Grup Punues, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, do të jenë edhe përfaqësues nga institucionet e drejtësisë dhe institucioneve të tjera, shoqëria civile dhe gjithashtu ekspertë të tjerë të cilët do të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm për vendin qytetarët. Grupi punues do të prodhojë një Koncept Dokument, i cili do t’i dërgohet Qeverisë për aprovim, për t’i hapur rrugë më pas zhvillimit të procesit të vetingut, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore apo kushtetuese. Në emër të Ministrisë falenderoj të gjithë ata që kanë shprehur vullnetin për të kontribuar në këtë proces të rëndësishëm”, ka shkruar ministrja në rrjetin social “Facebook”.