
Haxhiu reagon pas vendimit të KGjK-së
Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot verifikoi 1 mijë e 80 kandidatë për deputetë nga 28 parti politike që do të garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas këtij institucioni të drejtësisë, 47 emra kanë telashe me ligjin.
E në mesin e tyre, është edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ish-Ministrja e Drejtësisë nga kjo parti, Albulena Haxhiu.
Kjo e fundit ka reaguar pasi KGjK-ja ia mohoi kandidimin e saj për deputete dhe kandidimin e Kurtit.
“Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”, shkroi ajo.
Sipas anëtares së VV-së, kryetari i kësaj partie gëzon mbështetje të qytetarëve.
“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!”, shkroi ajo në Facebook.
Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në mesin e 47 personave të cilët kanë telashe me ligjin
www.kallxo.com