Haxhiu reagon pas heqjes së reciprocitetit: Qeveria ilegale po i hap rrugën Thaçit për marrëveshjen me Serbinë!

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi pak minuta më parë Qeveria e Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin, hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se Heqja dorë nga reciprociteti është heqje dorë nga sovraniteti.

“Qeveria ilegale po i hap rrugën Thaçit për marrëveshjen me Serbinë!”, thuhet në publikimin e saj.

Qeveria e kaluar me kryeministër Albin Kurtin, kishte hequr tarifën 100 për qind ndaj Serbisë, dhe e kishte zëvendësuar atë me masa graduale të reciprocitetit.

Kurse, kryeministri aktual, Avdullah Hoti ka thënë sot se tashmë janë hequr të gjitha pengesat për rifillimin e dialogut.

Sipas Hotit, këto vendime janë shfuqizuar për një periudhë të arsyeshme kohore.

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

.