Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haxhiu: Projektligji për tërheqjen e 30% nga TRUST-i u është shpërndarë deputetëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

Sipas Haxhiut, plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar, është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu ka ftuar të gjithë kolegët deputetë nga të gjitha subjektet politike parlamentare që ta mbështesin këtë kërkesë të qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trsuti.