Bekim Haxhiu - PDK

Haxhiu: Projektligji për pandeminë vulën kryesore e ka nga PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës po konsideron se projektligji për pandeminë COVID 19 që pritet të kalojë në Kuvend e ka vulën e tyre.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu tha se kanë propozuar dhe inkorporuar 22 amendamente me qëllim që ky projektligj të jetë funksional.

“Sot ky projektligj me amendamentet tona të irkopururara në këtë projektligj e ka vulën kryesore të PKD-së. Prej kur është iniciuar si projektligj me 15 prill 2020 është bërë shumë politikë me këtë ligj. Po të mos ndryshohej dhe plotësohej, atëherë ashtu siç është propozuar do të përkufizonte vetëm kufizimin e lëvizjes… Ky ligj në këtë formën siç është prezantuar falë punën që e kemi bërë baskë me ekspertët shëndetësor dhe ata juridik të PDK-së. kemi propozuar e dorëzuar plotë 22 amendamente me qëllim që ligji të jetë funksional dhe të trajtojë të gjitha çështjet që lidhen me pandeminë”, tha ai./RTK