Haxhiu për vrasjet në Gllogjan: Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për ngjarjen në Gllogjan, ku deri më tash janë konfirmuar tre persona të vrarë.

Haxhiu njoftuar se ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore është në vendin e ngjarjes dhe është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet.

“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se rasti duhet të zbardhet dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë.

Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)