Haxhiu për qeverinë Hoti: Përveç jolegjitime është edhe joserioze

Ish-ministrja e Drejtësisë në qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria Hoti duhet të largohet sa më parë.

Këto komente anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje i bëri pas dështimit të votimit të ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se qeveria aktuale nuk i ka as 50 deputetë e lërë më 2/3 e deputetëve, siç kishte deklaruar.

“Kjo është Qeveria e pakicës që nuk ka as mbështetje popullore. Përveç jolegjitime është edhe joserioze prandaj duhet largohet sa më parë!”, ka shkruar Haxhiu.