Haxhiu për mostrat e zhdukura të Astrit Deharit: Nga tetori i 2021 nuk janë kontrolluar nëse janë aty

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencë për media ka bërë të ditur se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Që nga tetori i vitit 2021 nuk kanë kontrolluar nëse janë mostrat, sepse kështu e kanë sistemin dhe tek dje në momentin qe e kanë bërë bartjen e tyre e kanë kuptuar që mungojnë” – tha Haxhiu në konferencë për media.

Ministrja po ashtu tha se nuk ka dyshime se kjo eshtë bërë me forcë.

“Nuk ka thyerje të derës, nuk ka thyerje të vendit ky hynë çelësi, prandaj po them që dikush nga zyrtarët përgjegjës, janë përgjegjës për këtë” – shtoi ajo.

Haxhiu ka thënë se në hapësirën në të cilën ruhen mostrat kanë qasje vetëm tre persona.

“Ky akt është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në frigoriferët e rinj, por jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në tërësi”- tha tutje ministrja Haxhiu.

Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore – VIDEO