Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haxhiu: Në maj, nisim punën për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së sotme para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, tha se në muajin maj, do të themelohet instituti për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Në maj do të nisim punën në themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe do të fuqizojmë kapacitetet e Prokurorisë Speciale në adresimin e krimeve të luftës. Aktualisht në Prokurorinë Speciale janë vetëm katër prokuror që trajtojnë gjitha lëndët e krimeve të luftës e konsiderohet që janë afër 800 apo 900 lëndë që janë të trashëguara nga EULEX-i”, tha Haxhiu.