Deputeti Bekim Haxhiu

Haxhiu: Në bazë të sondazheve të fundit PDK-ja 2 për qind para LDK-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se në bazë të sondazheve të fundit është PDK-ja që del subjekti i parë.

Duke folur në “Imazh” te RTK, Haxhiu ka theksuar se PDK-ja është 2 për qind para LDK-së.

“Në sondazhet e fundit partia e parë është PDK-ja. PDK-ja në sondazhet e fundit është 2 për qind para LDK-së dhe kjo diferencë do të rritet edhe pas 3 gushtit edhe në fushatë. Vetëvendosje nuk besoj se mund të arrijë më shumë se sa 15-16 deputetë, bazuar në performancën dhe përçarjen e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka thënë se PDK-ja ka ofertë të mirë, duke i rritur pagat dhe se të gjitha partitë së bashku nuk kanë mundur të bëjnë sa ka bërë kjo parti.

Haxhiu ka kritikuar PSD-në e drejtuar nga Shpend Ahmeti, duke thënë se është sovrani që e thotë fjalën e vet në zgjedhje dhe se peshën e dikujt nuk mund ta përcaktojnë subjektet politike.

“Shpend Ahmeti që e ka tradhtuar elektoratin e Vetëvendosjes e i cili sipas sondazheve nuk peshon as 2 për qind nuk mund të tregojë se kush duhet të dalë në pozitë e kush në pozitë”, është shprehur Haxhiu./RTK