Bekim Haxhiu - PDK

Haxhiu kritikon Hotin për menaxhimin e pandemisë: Të ka humbur busulla

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, për menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Hotit ‘i ka humbur busulla’.

“Zotëri Hoti, ju ka humbur busulla, nuk po dini çka po deklaroni as çka po bëni! Si është e mundur me qenë Kosova më mirë se rajoni me pandeminë COVID-19, e në anën tjetër propozoni masat më të ashpra në rajon, me orë policore e mbyllje biznesesh?!”, ka shkruar Haxhiu,

Sipas tij, nëse Kosova është më mirë se vendet e rajonit me pandeminë, atëherë sipas Haxhiut, masat duhet të jenë me të lehta se sa në rajon.

“Më mirë se Kosova me pandeminë Covid-19 në rajon janë Shqipëria , Greqia dhe Serbia ndërsa më keq janë Mali i Zi dhe Maqedonia. Kryeministër, kuptoje përgjegjësinë që ke se nuk jeni në situatë për t’u krahasu me shtetet tjera”, ka shkruar deputeti.

Haxhiu po ashtu ka theksuar se veprimet e Hotit janë të pakuptueshme për qytetarët.

“Siç dihet janë 9 418 raste aktive me coronavirus në këtë fazë dhe ju nuk keni as plan, as strategji të menaxhimit të pandemisë, veprimet tuaja janë ad-hoc dhe të pakuptueshme për qytetarët. Prandaj kemi arritur deri në këtë stad me pandeminë, ku situata nuk është për mburrje por për çdo kritikë z.Hoti”, ka shkruar Haxhiu.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja për luftimin e COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nesër nga ora 18:00.

Me këto masa, varësisht se në cilat zona të rrezikshmërisë gjenden komunat e vendit, është e përcaktuar edhe karantina dhe puna e lejuar e gastronomisë.

Aktualisht, në vendin tonë janë shënuar 26.888 persona të infektuar me COVID-19, prej tyre të shëruar 16.685 dhe 784 viktima.

Këto janë masat e reja sipas rasteve të komunave me COVID-19

.