Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haxhiu: Konkursi i ri i noterisë, peng i Gjykatave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se për shkak se disa kandidatët kanë kontestuar anulimin e provimit të noterisë, konkursi i ri nuk do të shpallet, derisa Gjykata vendos me vendim përfundimtar.

“Për aq sa jam informuar shkalla e parë ka vendosur që të refuzojë masën e përkohshme, mirëpo shkolla e dytë ka vendosur vetë për masë të përkohshëm dhe unë kam pranuar një opinion ligjor nga departamenti i Ministrisë së Drejtësisë në kuptim të aktvendimit të gjykatës së Apelit, çdo aktivitet që i referohet procesit për noterinë është shtyrë derisa Gjykata vendos me vendim përfundimtar gjyqësor”, tha Haxhiu në seancën e Kuvendit.

Sipas saj, pas kësaj, ligjërisht nuk do të jetë e mundur të procedohet në shpalljen e konkursit për provimin e noterisë.

Ajo i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë, pa paragjykim në vendimin që e marrin që të veprojnë.

“I bëjë thirrje institucione të drejtësisë, pavarësisht vendimeve që i marrin, pa paragjykim, të veprojnë sepse s’mund të mbesim peng i procedurave të tej zgjatura”, tha Haxhiu.