Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haxhiu: Kërkesa për tërheqjen e TRUST-it buron nga qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në cilësinë e iniciuesit e ka prezantuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensionale të Kosovës.

Haxhiu tha se qeveria nuk i ka dhënë mbështetje këtij projektligji.

Ndërkaq, ky projektligj iu është shpërnda deputetëve, më 25 maj të këtij vitit.

Haxhiu tha se ky projektligj ka ardhur si domosdoshmëri e situatës nëpër të cilën po kalojnë qytetarët për shkak të krizës ekonomike, inflacionit dhe rritjes ekonomike.

“Kërkesa për tërheqjen e disa nga mjetet e TRUST-it, buron nga qytetarët dhe ne duhet ta mbështesim këtë projektligje që është kërkesë e tyre. Ky projektligj ka për qëllim që pjesëmarrjeve të trustit t’ju krijohet baza ligjore për tërheqjen e vlerës prej 10 deri 30 për qind të kursimeve pensionale”, tha ai.

Haxhiu ka përmendu edhe vlerat të cilat kanë propozuar të tërhiqen.

Sipas tij ata që kanë kursime pensionale më pak se 10 mijë euro kanë të drejtë të tërheqin 30% të kursimeve të tyre pensionale.

Personat që kanë kursime pensionale në shumën 10 mijë deri 19 mijë e 999 euro kanë të drejtë të tërheqin deri 25% të kursimeve pensionale.

Ata që kanë kursime pensionale nga 20 mijë euro deri në 29 mijë e 999 kanë të drejtë t’i tërheqin 20% të kursimeve pensionale.

Ata që kanë kursime prej 30 mijë deri në 39 mijë e 999 euro kanë të drejtë ti tërheqin 15% të kursimeve.

Dhe personat që kanë më shumë se 40 mijë euro kanë të drejtë t’i tërheqin 10% të kursimeve pensionale.

Haxhiu u bëri thirrje deputetëve që të votojnë të lirë.

“Mos bini pre e presionit politik për të votu kundër interesit të qytetarëve”, tha Haxhiu.

Haxhiu në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës së djeshme të Kuvendit në të cilën do të shqyrtohej tërheqja e Trusti-t e quajti ‘mënyrë’ arbitrare ndërprerjen e seancës nga krye parlamentari, Glauk Konjufca.

Haxhiu tha se në bisedë më deputetët, ata kanë pranuar se kanë presion nga Qeveria e Kosovës për të mos u votuar ky projektligj.

Bekim Haxhiu: Deputetëve po u bëhet presion nga Qeveria për të mos e votuar projektligjin për Trusti-n