Haxhiu: Gjykata Kushtetuese tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas njoftimit të Vetëvendosjes se nëpërmjet peticionit do të kërkojnë zgjedhje.

“Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit “ ka shkruar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

E njëjta ka thënë se mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush, “prandaj duam zgjedhje” .

Vetëvendosje pak minuta më parë nëpërmjet një konference ka njoftuar se do të nisin një peticion, me anë të cilit do të kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka reaguar edhe në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Sipas sekretares së LVV-së Vlora Haxhimehmeti, gjykata ka hapur rrugën për regjim dhe ka bërë votën e qytetarit të parëndësishme.

Më 28 maj Gjykata Kushtetuese e ka shpallur aktgjykimin rreth dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, përmes së cilit ky i fundit mandatoi për kryeministër Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas këtij aktgjykimi, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të presidentit Thaçi në të gjitha çështjet e ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të njëjtën ditë Vetëvendosje kishte organizuar “ provë për protestë “ .

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!