Haxhiu fton partitë politike ta mbështesin mocionin e mosbesimit për Qeverinë Hoti

Ish- Ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu  i ka ftuar partitë politike ta mbështesin mocionin e mosbesimit të  nisur nga partia e saj ndaj Qeverisë së Avdullah Hotit.

Haxhiu ka shkruar në Facebook  se një ekzekutiv i cili cenon sovranitetin e vendit nuk duhet të qëndrojë në pushtet.

Ajo ka shtuar se kundërshtimet e partive poilitike ndaj qeverisë aktuale mund të merren seriozisht vetëm kur shoqërohen me veprime konkrete.

“Kundërshtimet që po i bëjnë partitë tjera për marrëveshjen e nënshkruar nga Hoti janë të mirëseardhura por ato mund të merren seriozisht vetëm kur përcillen me veprime konkrete. Ne kemi inicuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë por të njëjtin nuk kemi mundur ta procedojmë sepse na duhen 40 nënshkrime.  I ftoj që ta mbështesin mocionin nëse përnjëmend janë të shqetësuar me qasjen e gabuar, të dëmshme e të rrezikshme të Qeverisë së paligjshm”, ka thënë Haxhiu në facebook.

Lëvizja Vetëvendosja ka nisur mocion mosbesimi në fillim të muajit gusht për rrëzimin e Qeverisë Hoti por nuk ka mundur të mbledh 40 nënshkrime të deputetëve për inicim të tij në Kuvendin e Kosovës.

 

Përmbyllet takimi i Uashingtonit, Trump nënshkruan dy marrëveshje me Kosovën e Serbinë