Haxhiu: Dy nga problemet kryesore që përballen qytetarët, janë papunësia dhe krimi i organizuar

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë tha se 2 nga problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët, janë papunësia dhe krimi i organizuar.

Haxhiu ka përmendur miratimin e koncept-dokumentit të miratuar në Qeverinë e Kosovës për çështjen e pasurisë së fituar në mënyre të pajustifikueshme.

“Fokusimi ynë do të jetë në këto, zgjidhjen e probleme të qytetarëve. Ky koncept-dokument, hap rrugën edhe për themelimin e një institucioni që do të ketë për mandat implementimin e ligjit”, tha ajo.

Haxhiu tha se javën e kaluar ka pasur takim me prokurorët special të cilët sipas saj kanë shprehë nevojë për ndryshimin e kodit të procedurës penale. Ndryshimi që u procedua në Kuvend, ka për qëllim që prokuroria speciale të nis hetimet për krime lufte.

 

Qeveria miraton koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme