Haxhiu: Dorëheqjet duhet të pranohen, KGJK dhe KPK të hapin konkurse

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar në lidhje me dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veri të vendit.

Haxhiu ka thënë se dorëheqjet duhet të pranohen dhe më pas të hapen konkurset për punësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të rinj.

“Dorëheqjet duhet të pranohet, dhe të hapen konkurset për pranimin e prokuorve dhe gjyqtarve”- tha ajo.

Haxhiu tha se sipas komunikimeve me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës, nuk i kanë trajtuar të gjitha dorëheqjet në mbledhjen e parë pasi siç tha ministrja, nuk i kanë pasur të gjitha.

“Sipas komunikimeve më KGJK dhe KPK ata nuk i kanë trajtuar dorëheqjet në mbledhjen e parë, për faktin që nuk i kanë pasur të gjitha dorëheqjet. KPK të hënën nuk i kanë pasur dorëheqjet sepse nuk ka qenë e qartë deri në atë kohë a do të japin dorëheqje apo thjeshtë do të bojkotojnë punën”- njoftoi ajo.

“Sa i përket KGJK disa prej dorëheqjeve kanë mbrri, disa jo, siç ka thënë kreu i KGJK ata po bëjnë një nalizë. Mendimi jonë është që përsonat që dorëhiqen nuk mund të kthehen sërish në sistem, sepse është goditje për sistemin e drejtësisë nëse një gjyqtar apo një prokuror dorëhiqet për shkak të dirigjimit nga Vuciq”- shtoi Haxhiu.

Ajo gjithashtu tha se për herë të parë pozicioni i Kosovës në negociata me Serbinë është i dinjitetshëm.

“Për herë të parë pozicioni i Kosovës në negociata me Serbinë është i dinjitetshëm, sepse siç e dini nuk janë lejuar mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, nuk ka lejuar referendumin, dhe po ashtu tani jemi duke i vendosur masat e reciprocitetit qysh i bënë çdo vend normal. Është sfidë deri ne ta kemi shtrirjen sundimin e ligjit në secilin vend të Republikës së Kosovës”- theksoi Haxhiu.