Haxhiu Devollit: A jeni duke negociuar me ble Kujtesen?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se sindikata e Telekomit ka shprehur shqetësime që Z-Mobile është në negociata për të blerë Kujtesen.

Por, Blerim Devolli ka thënë se nuk është në negociata për të blerë Kujtesen.

“Nuk jemi në negociata për blerjen e Kujteses, edhe pse kjo është çështje biznesore”, ka thënë Devolli.