Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haxhiu dërgon opinion ligjor për shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dërguar opinion ligjor Agjencisë Kundër Korrupsionit për shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë.

Sipas Haxhiut, qëllimi i këtij opinioni ligjor është vënia në dijeni për zbatimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, konkretisht Nenit 13 të tij, i cili i ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë dhe i cili nuk është vënë ende në zbatim.

“Duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesë si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponzorizuese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij Ligji”, thuhet në njoftimin e Haxhiut në rrjetin social “Facebook”.