Haxhiu: Delegacioni shkoi kinse për njohje e u pajtuan ta heqin termin Republikë

Ish-ministrja e Drejtësisë nga Qeveria Kurti, Albulena Haxhiu  tha se delegacioni i Kosovës shkoi kinse për njohje e u pajtuan që ta heqin termin Republikë nga kjo marrëveshje dhe  hoqën dorë nga Pavarësia e Kosovës.

“Marrëveshja apo zotime të nënshkruara nga kryeministri i paligjshëm i cili e ka mandatin e  kontestuar edhe në Gjykatën Kushtetuese edhe nga qytetarët  është një marrëveshje e dëmshme dhe cenon dispozitat kushtetuese që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetit e vendin” tha Haxhiu.

Haxhiu tha se pika për Ujmanin është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës ndërsa në pikën 15 të marrëveshjes theksohet edhe moratoriumi i Kosovës, që heq Kosova dorë nga shtetësia e saj.

Sipas saj, kjo do të krijojë pasoja të rënda për Kosovën në raport me organizatat ndërkombëtare dhe se  kjo marrëveshje nuk duhet të bëhet pjesë e sistemit juridik të Kosovës.

Sot ish-kryeministri Albin Kurti tha se delegacioni shkoj për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit, u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.  Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë.”

Sipas LVV-së, liderët kosovarë me marrëveshjen e së premtes kanë sjellë ‘dëm, turp e rrezik’