Haxhi Shala - Foto: Facebook

Haxhi Shala tregon nëse do ta votojë qeverinë Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Haxhi Shala para se të hyjë në Kuvendin e Kosovës tha se nuk e di nëse do ta votojë Qeverinë Hoti.

“Të kqyrim”, ka thënë shkurt ai.

Ditë më parë, Shala në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini më 1 qershor kishte thënë se ishte kundër kësaj qeverie.

“Për momentin vota ime është kundër kësaj qeverie [Qeverisë Hoti]”, kishte thënë ai.

Në hapësirat e Kuvendit të Kosovës ka filluar të mbahet seanca e jashtëzakonshme të Kuvendit, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në krye me Avdullah Hotin.