Haxhi Shala ia uron ditëlindjen djalit të shkarkuar, thotë se “fundërrinat” janë në krye të shtetit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka reaguar pasi gjatë të mërkurës u.d presidentja e vendit, Vjosa Osmani shfuqizoi një dekret për djalin e tij, Flakron Shala.

Flakron Shala u caktua konsull në Pragë të Çekisë nga ish-presidenti Thaçi pak muaj pasi vota e babait të tij, Haxhi Shala, u tregua vendimtare në votimin e qeverisë së  koalicionit LDK-AAK-NISMA të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Shala e ka uruar për datëlindje djalin ndërsa ka thënë se në krye të shtetit janë “fundërrinat”.

“Flakron biri im kur ti linde  para 25 viteve unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je  me dashurinë për atdheun tonë Kosovën!”, thuhet në positmin e tij.

Vjosa Osmani shkarkon djalin e Haxhi Shalës dhe tre konsuj të tjerë

www.kallxo.com