Haxhi Hotit i caktohet distancë ndaj Albin Kurtit

Një postim në Facebook, Haxhi Hotit, kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate, i kushtoi me arrestim dhe mbajtje për disa ditë.

Ai kishte bërë thirrje që të vritet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Albin Kurti ika 2 rrugë: ose ta lshojë Kosovën ose të vritet”, kishte thënë në mes tjera Haxhi Hoti.

Pas këtyre deklarimeve, Prokuroria e Shtetit kërkoi paraburgim për anëtarin e partisë së Fatmir Limajt.

Por, një kërkesë të tillë nuk e aprovoi Gjykata në Prishtinë të hënën kur u mbajt një seancë.

Kujtim Krasniqi, gjyqtar në këtë Gjykatë mori vendim që ai të lirohet, ndërsa si masë vendosi që Haxhi Hoti mos t’i afrohet Albin Kurtit në një distancë prej 500 metrave.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Mirlinda Gashi nga zyra për medie në këtë institucion të drejtësisë.

Hoti të shtunën përmes një postimi në Facebook foli për vrasjen e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Pasi mediat filluan të raportonin, Hoti e kishte fshirë postimin në profilin e tij në Facebook, madje edhe kishte kërkuar falje.

Ndërsa, vetë kryetari i LVV-së, Albin Kurti, përmes Facebook, kërkoi që ai të lirohet për të festuar festat e fundvitit në shtëpi.

“Janë organet e sigurisë që e vlerësojnë këto gjëra, mirëpo ashtu siç nuk jam unë John Kennedy, nuk është as Haxhi Hoti Lee Harvey Osëald. Prandaj nuk mendoj që është ndonjë gjë alaramante”, kishte thënë Albin Kurti.

Kandidati për deputet i Nismës thotë se Albin Kurti mund të vritet në Kosovë

www.kallxo.com